Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar entuziast për mbështetjen e madhe që ka marrë partia e tij pas miratimit të dy rezolutave nga grupimet politike ndërkombëtare, ku PD është anëtare. Gjatë një fjalimi nga dritarja e apartamentit të tij, ku është izoluar prej gati një viti për shkak të vendimeve të GJKKO-së, Berisha theksoi se ky mbështetje është më e madhe se kurrë më parë.
Ai përmendi se gjatë një periudhe të shkurtër kohore, brenda një jave, janë miratuar dy rezoluta në dy forumet më të rëndësishme të qendrës së djathtë, që përkrahin Shqipërinë dhe Partinë Demokratike. Kjo, sipas Berishës, ka përforcuar pozitën e PD-së si forcë politike më të mbështetur në vend.
“Një vit më parë, propaganda e Edi Ramës, televizionet e tij shtetërore, u përpoqën të izolonin opozitën, por ja ku jemi sot, falë qëndresës së demokratëve dhe opozitarëve. Jemi forca politike me mbështetjen më të madhe,” tha Berisha.
Ai gjithashtu shtoi se “kurrë e vërteta nuk humbet, kurrë e vërteta nuk shuhet,” duke besuar se triumfi i PD-së është i sigurt dhe se kjo mbështetje e re është dëshmi e forcës dhe vazhdimësisë së kauzës së tij.