Vdekja tragjike e 14-vjeçarit Martin Cani ka tronditur të gjithë vendin dhe opinionin publik ditët e fundit.
Shokët e tij vazhdojnë ta kujtojnë Martinin me shumë dhimbje. Gjatë një ndeshjeje të ekipit të Partizanit U-15 kundër Pepa U-15, një futbollist i skuadrës ku luante Martin Cani bëri një gjest prekës. Pas shënimit të golit, ai vrapoi drejt pankinës dhe mori një bluzë me foton e Martinit, duke ia dedikuar këtë gol shokut të tij të humbur tragjikisht.
Ky moment emocionues ka prekur fort të pranishmit dhe tifozët. Videon mund ta shihni KËTU.