Një përleshje ka shpërthyer sot në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, ku dy të mitur kanë pësuar lëndime.
Sipas Policisë për Rajonin e Mitrovicës, ngjarja është raportuar rreth orës 14:17, dhe njëri prej të miturve ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.
Të dy të rinjtë janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë incident.
Policia ka apeluar për bashkëpunim nga qytetarët në hetimin e mëtejshëm të rastit.