Mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00 e mëngjesit ka rinisur lundrimi në Portin e Durrësit. Dy tragetete e linjës Durrës-Bari janë nisur pas anulimit të natës së kaluar. Gjithashtu janë nisur edhe tragetet nga Bari drejt Durrësit.
Sipas kapitenit të portit të Durrësit, Tauland Allka, era fryn nga veriu me shpejtësi 10 m/s, ndërsa deti ka zbutur forcën e dallgëzimit duke regjistruar një forcë prej 5 ballësh. Ai thotë që në mbrëmje pritet që era të fryjë nga verilindja dhe forca detare të ulet në 3 ballë duke kthyer dhe normalitetin e lundrimeve në Adriatik.
Ndërsa nga e diela e në vazhdim pritet që të rinisë aktiviteti dhe për anijet e peshkimit të cilat prej ditësh kanë ndërprerë gjuetinë e peshkut për shkak të motit të keq.