Ditën e sotme prindër dhe përfaqësues të shoqërisë civile janë mbledhur par shkollës 9-vjeçare Fan Noli dhe kanë paralajmëruar që do të bojkotojnë mësimin nëse nuk merren masa. E gjithë kjo ndodhi pas ngjarjes së rëndë të ditës së hënë, ku 14-vjeçari Martin Cani u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.
Prindërit dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në një deklaratë para shkollës kanë kërkuar dorëheqjen e Ministrisë së Arsimit Ogerta Manatirliut, si dhe kanë njoftuar që ditën e hënë do të zhvillojnë protestë në orën 17:00.
“Kjo dorëheqje do krijonte precedent dhe modelin e të mbajturit përgjegjësi. Kjo gjë nuk do të mjaftonte po do hapte një shteg drejt zgjidhjes së kësaj drame. Kësaj shkolle i kishim besuar edukimin e më të shtrenjtëve të saj ndërsa ata nuk arritën ti mbrojnë as jetën. Kjo ministre nuk ofron veç zgërdhirje dhe arrogancë, kur artikuluam kërkesat tona për shkollë më të mirë për të krijuar një shoqëri më të mirë nesër. Ne do jemi të hënën para ministrisë së Arsimit për të thënë se nuk e tolerojmë këtë model dhe nuk do të presim që një ngjarje tjetër të ndodhë. Nuk është rrufe në qiell të hapur por sinjal për secilin pre nesh që të reagojë sa nuk është vonë.
Kërkesat tona, janë: Shtimi i buxhetit në 5% të GDP, rritka dhe ploëtsiomi i shkollave me psikologë për çdo 200 nxënës, qëndrimi nxënëse në shkollë deri në 16:00, çdo shkollë duhet të ketë oficerin e sigurisë.Zbatimi emergjent i rregullit për heqjen e telefonave në orën e mësimit, miratimi i legjislacionit për vendosjen e filtrave parandalues të përmbajtjeve me gjuhë urrejtje për fëmijët nën moshën 14 vjeç, krijimi i një sistemi të raportimit të rasteve ku të ndërlidhen të gjitha hallkat, dorëheqje e menjëhershme e ministrisë së arsimit.
Nuk janë teka, por domosdoshmëri. Ne si qytetarë dhe prindër të këtij vendi zotohemi se nuk do të largohemi nga sheshi derisa kërkesat të plotësohen. Do të konsiderojmë edhe bojkotin e mësimit. Duhet të jemi në protestë fillimisht për Martnin, i detyrohemi fëmijëve tanë”, tha Migen Qeraxhi nga Qëndresa Qytetare.