-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zyrtari i Policisë për vrasjen e 14-vjeçarit: Reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm

Kryesoret

Zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi, ka komentuar ngjarjen tragjike të vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani, i cili u godit me thikë nga bashkëmoshatari i tij.

Jaupi theksoi se reagimi i policisë ka qenë i shpejtë dhe profesional.

“Reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm, brenda 3-4 minutash kanë qenë shërbimet e policisë në vendngjarje. Ka qenë prezente edhe patrulla e përgjithshme”, tha ai.

Ai gjithashtu foli për masat që po merren për të siguruar shkollat, duke përmendur krijimin e një perimetri sigurie rreth institucioneve arsimore dhe rritjen e kontrolleve për të parandaluar sjelljen e sendeve të rrezikshme.

“Vitin e fundit siguria në shkolla ka marrë një vëmendje të veçantë. Vitin e kaluar kemi përcaktuar detyrat që secili duhet të ndjekë. Kemi përcaktuar një perimetër të sigurisë, 150-200 metra nga sholla. Kjo u bë që fëmijët të jenë të sigurt jo vetëm në shkollë, por edhe gjatë hyrjes dhe daljes nga ambientet e shkollës. Te perimetri i sigurisë fusim edhe shitjen e ambulantëve, që ishin të pa licencuar që shisnin sende dhe ushqime të pakontrolluara”, tha Jaupi në emisionin Kjo Javë në News24.

Sa i përket rolit të oficerit të sigurisë në shkollë, Jaupi u shpreh se ky oficer e kreu detyrën e tij duke i ndihmuar dy të rinjtë që të pajtoheshin, megjithatë vrasja ndodhi pas këtij momenti.

“Është një detyrim i grupit hetimor, i cili është nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës. Hetimin në këtë moment e drejton prokuroria, por ajo që dua të theksoj, mendoj se detyrimet që policia i ka patur, vjen se detyrimet e oficerit në shkolla është kryer, pasi në bazë të protokollit që ka oficeri i policisë, pasi ka dë3gjuar që ka një mosmarrëveshje, dy të miturit janë thirrur, janë ballafaquar dhe kanë rënë dakord që nuk do ta vazhdojnë. Ka njoftuar drejtorinë dhe prindërit. Natyrisht këto janë veprime të dëgjuara nga njëra palë, por dua të theksoj se grupi hetimor ka marrë gjithë personat në pyetje dhe është në dorën e tyre për të gjykuar veprimet dhe mosveprimet”.

Jaupi përfundoi duke thënë se ngjarje të tilla janë të papranueshme dhe kërkoi më shumë reflektim nga shoqëria për të parandaluar dhunën në shkolla.

“Mendoj se është një ngjarje shumë e rëndë. Nuk duhet të ndodhë në shkollat tona. Jeta është shumë e shtrenjtë. Duhet të bëjmë më shumë si shoqëri. Nuk duhet ta kthejmë edukimin e nxënësve në një ambient të rrethuar me punonjës policie. Duhet një reflektim i gjithë shoqërisë, bashkëpunim i ndërsjelltë i punonjësve të policisë, me prindërit dhe shkollat”, tha Jaupi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit