Shkëlqim dhe Florjan Dukaj, dy vëllezërit e arrestuar për vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi, janë kapur nga policia.
Hetimet kanë zbuluar se Shkëlqim Dukaj, oficer i policisë në Komisariatin nr. 2 në Tiranë, është personi që ka ekzekutuar ndërtuesin me një plumb në kokë. Ekzekutimi ndodhi më 13 nëntor pranë banesës së viktimës, ndërsa hetuesit kanë siguruar prova dhe pamje nga kamerat e sigurisë që dokumentojnë ngjarjen.
Vëllezërit Dukaj akuzohen për “vrasje me paramendim” dhe “prodhim e mbajtje armësh pa leje”.