Dy vëllezërit Shkëlqim dhe Florjan Duka, të dy të arrestuar për vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi, u kapën nga policia pas një hetimi intensiv. Reçi u ekzekutua më 13 nëntor 2024, pranë banesës së tij në Tiranë, me një plumb në kokë, në një atentat të dyshuar mafioz. Shkëlqim Duka, 48 vjeç, është oficer policie dhe së bashku me vëllain 45-vjeçar, akuzohen për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve”.
Në kontrollin e ushtruar në lokal dhe banesë, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pjesërisht të dëmtuar, gjashtë silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma për silenciatorët, dy jelekë antiplumb, si dhe pajisje elektronike që dokumentojnë aktivitetin e autorëve.
Hetimet zbuluan se motivi i vrasjes ishte një konflikt pronësie, pasi Reçi po planifikonte ndërtimin e një pallati në një truall kufitar me atë të vëllezërve Duka, të cilët ishin të përfshirë në biseda për arritjen e një marrëveshjeje.
Vranë biznesmenin Reçi, ky është ish-oficeri i policisë i arrestuar me të vëllanë