Kristjan Asllani kaloi me sukses sfidën ndaj Veronës, duke dhuruar një asist për golin e De Vrij dhe duke luajtur një rol kyç në fitoren e Interit.
Pas ndeshjes, mesfushori shqiptar pranoi presionin e madh mbi të për shkak të dëmtimit të Çalhanoglu dhe pasigurisë për vendin e tij në formacion.
“Jam i lumtur që e kalova këtë sfidë, presioni ishte i madh, por tani ndjehem i çliruar”, tha Asllani. Ai gjithashtu u shpreh për rikthimin e Çalhanoglu, duke theksuar rëndësinë e tij për skuadrën.