-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E shkuara e zezë, kush janë dy gjyqtarët e arrestuar në Elbasan?

Kryesoret

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po zhvillon një operacion në Elbasan, duke ekzekutuar disa urdhër-arreste të lëshuara nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Mes personave për të cilët ka urdhër arresti janë ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu dhe ish-gjyqtari Zihni Shahu. Ish-gjyqtarja Fetahu ishte duke vuajtur një masë sigurie “arrest në shtëpi” në kuadër të hetimit të SPAK për dosjen “Çopja”.

Kush është gjyqtarja Pajtime Fetahu?

Hetimet e SPAK për grupin kriminal “Çopja” zbuluan edhe lidhjet e bandës në sistemin e drejtësisë. Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu akuzohet se mori ryshfet prej 11 mijë eurosh dhe një monedhë floriri.

Ajo kërkoi nga grupi kriminal t’i blihej edhe një celular. Krahas penetrimit në radhët e policisë, grupi kriminal “Çopja” kishte të besuarit e tij edhe në radhët e sistemit të drejtësisë.

Kush është Zihni Shahu?

Gjyqtari Zihni Shahu dha dorëheqjen rreth 7 muaj pas nisjes së procesit të vettingut, pasi ndaj tij kishte filluar hetimi administrativ dhe kërkoi të përjashtohej për 15 vjet nga e drejta për të punuar në sistemin e drejtësisë.

“Sapo më njoftuan”! Berisha: Strasburgu pranoi padinë time si çështje me përparësi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit