Nis protesta e dytë për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Canin në Tiranë. Shumë qytetarë, prindër dhe aktivistë ndodhen jashtë ambienteve të Ministrisë së Arsimit duke kërkuar dorëheqjen e ministres Ogerta Manastirliu. 14-vjeçari humbi jetën një javë më parë, pasi u godit katër herë më thikë.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e hënë gjatë një përleshjeje fizike mes disa adoleshentëve, 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.
Autori dhe viktima ishin konfliktuar të premten dhe e vijuan zënkën edhe ditën e hënë. Ndaj autorit të dyshuar, Mario Perlleshit është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.