Kancelari aktual i Gjermanisë, Olaf Scholz, është emëruar zyrtarisht kandidat i Partisë Socialdemokrate (SPD) për postin e kancelarit në zgjedhjet e parakoshme, të cilat pritet të mbahen më 23 shkurt.
Ky vendim vjen pas tërheqjes së kandidaturës nga ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, duke bërë që Scholz të jetë kandidat i vetëm për këtë post nga SPD.