Pamje të reja janë publikuar nga makina e Klaudio Prendit, djalit të ish-gjyqtarit të SPAK, i cili u ekzekutua mbrëmjen e kaluar në Tiranë. Automjeti tip “Audi A4”, i cili u përfshi në atentat, tregon gjashtë shenja plumbash në xhamin e shoferit. Makina është transportuar në komisariat për kontroll të imtësishëm nga grupi hetimor, ku është gjetur gjithashtu një pistoletë me silenciator.
Klaudio Prendi, 28 vjeç, u qëllua 5 herë pas mesnatës në zonën e Xhamllikut, kur sapo kishte dalë nga një bar dhe po hipte në automjetin e tij. Policia ende nuk ka zbuluar motivet e vrasjes, ndërkohë që hetimet vijojnë për identifikimin e autorëve dhe shkakun e mundshëm të krimit.