Një person është arrestuar në Shkodër për vjedhjen e një “Range Rover Sport”, makinën që u përdor nga autorët e masakrës në Dobraç të Shkodrës, më 30 tetor 2024. Arrestimi i tij u mbajt i fshehtë nga grupi hetimor me shpresën se mund të ndihmonte në zbardhjen e ngjarjes tragjike.
Policia ka marrë personin disa herë në pyetje, por ai ka refuzuar të japë deklarata lidhur me rrethanat e vrasjes. Mjeti ishte vjedhur më 17 prill 2024 dhe denoncuar nga pronarët.
Masakra ndodhi kur dy persona të paidentifikuar qëlluan mbi një “Benz S-Class” në lëvizje, duke vrarë kater persona: Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti Flutura dhe Bashkim Basha, ndërkohë që një person tjetër, Ibrahim Lici, u largua nga vendngjarja pas ndihmës së dhënë.