Është publikuar videoja e një ngjarjeje të rëndë që ka ndodhur më 21 nëntor të studentëve të Universitetit Metropolitan në zonën e Qytet Studenti, ku u plagos me thikë Aron Demiraj, 20 vjeç.
Pas ngjarjes policia arrestoi autorin Ajdin Ajvazi, 19 vjeç. I riu Demiraj u qëllua 8 herë me thikë. Autori e godet pa pushim dhe siç shihet në videon ai tenton të mbrohet me duar.
Nga videoja duket që autori edhe kur i ka shkaktuar plagë në bark, nuk ndalon. 20-vjeçari për një çast prek barkun me dorë, aty ku ishte plaga, por njëkohësisht i duhet dhe të mbrohet nga 19-vjeçari Ajvazi që e qëllon vazhdimisht.
20-vjeçari u plagos në krahë, gjoks dhe këmbë. Aktualisht ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa autori i plagosjes është arrestuar nga policia.
“Pse më shkele”! U zunë brenda, thika mes dy studentëve të Universitetit Metropolitan