Opozita po proteston prej orës 17:00 dhe mosbindja civile do të përfundojë në orën 20:00, teksa njësoj si herën e fundit, kur u bllokuan disa nga akset kryesore të vendit, nuk do të ketë fjalime apo podium nga drejtuesit e opozitës.
Flamur Noka dhe eksponentë të tjerë të PD janë përplasur me policinë te rruga e Elbasanit. Janë qindra forca policie që kanë marrë masa për protestën. Momente tensioni dhe shtyrje mes qytetarëve dhe forcave të policisë.