Një person 38-vjeçar është gjetur i vdekur në hyrjen e një pallati në zonën e Kunës në Shëngjin.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është bërë e ditur se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore në morgun e Spitalit të Lezhës. Hetimet janë në vazhdim për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.