Ka nisur me tensione protesta e opozitës mes protestuesve dhe forcave të policisë. Flamur Noka dhe eksponentë të tjerë të PD janë përplasur me policinë te rruga e Elbasanit. Janë qindra forca policie që kanë marrë masa për protestën. Momente tensioni dhe shtyrje mes qytetarëve dhe forcave të policisë.
Nën moton: “O sot, o kurrë”, opozita do të bllokojë për të paktën 3 orë, 5 nga kryqëzimet kryesore të Tiranës për të kërkuar edhe njëherë lirimin e liderëve nën masë arresti dhe qeveri teknike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
PD mosbindje civile/ Nis protesta, nisin arrestimet dhe përplasja në Tiranë