Shqipëria është konsideruar nga “Daily Express” si një destinacion i paharrueshëm për turistët që kërkojnë bukuri natyrore dhe çmime të përballueshme.
Artikulli thekson se plazhet e Shqipërisë rivalizojnë ato të Greqisë dhe Kroacisë, por pa turmat e shumta të turistëve. Turistët mund të shijojnë ushqim dhe akomodim cilësor me çmime shumë më të ulëta se në vendet fqinje.
Fluturimet nga Britania për në Tiranë janë gjithashtu të lira, duke e bërë Shqipërinë një opsion tërheqës për pushime të lira dhe të bukura.