Pas barazimit të befasishëm 3-3 të Mançester Sitit me Fejnordin, trajneri Pep Guardiola u shfaq me shenja të dukshme në fytyrë dhe kokë.
Ai u pyet nga gazetarët për shkak të gërvishtjeve, dhe iu përgjigj se ato ishin shkaktuar nga vetë ai.
“E bëra me gishtat e mi, doja të lëndoja veten.”
Siti, që kishte udhëhequr me 3-0 deri në minutën e 75-të, u bë skuadra e parë në histori që humbi një epërsi të tillë në Champions.