Policia e Kukësit ka arrestuar pesë persona, përfshirë 19-vjeçarin që u vetëplagos aksidentalisht në një lokal në qytet. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, ku B. P. (19 vjeç) u plagos me armë dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve. Pas hetimeve, u arrestuan:
B. P., 19 vjeç, për armëmbajtje pa leje;
S. C., 54 vjeç, pronar i lokalit;
A. G., 28 vjeç;
M. S., 30 vjeç;
F. A., 37 vjeç, të gjithë banues në Kukës.
Një tjetër person, A. K. (28 vjeç), është shpallur në kërkim për “moskallëzimin e krimit” dhe “pengimin e zbulimit të së vërtetës”. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vazhdim.