Stacioni policor në Zveçan, në veri të Kosovës, është sulmuar të martën pas mesnate me dy granata dore të hedhura nga persona të panjohur. Sulmi ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk ka pasur të lënduar.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është njoftuar te prokurori dhe do të hetohet për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.
Ky sulm vjen pas aktiviteteve të fundit të Qeverisë së Kosovës për ndërtimin e stacioneve policore në veri, të cilat janë kundërshtuar nga komuniteti serb.