Nipi i Ismail Qemalit, Nedin Vlora ka qenë ditën e sotme në Vlorë, në ceremoninë e ngritjes së Flamurit me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë.
Nedin Vlora u takua dhe me kryeministrat Rama dhe Kurti, teksa me këtë të fundit shkëmbeu dhe një bisedë të shkurtër.
“112 vite, është si të ishte viti i parë për mua për emocionin që shikoj kur ngrihet flamuri, është e njëjtë. Është i njëjti emocion që përjetoi dhe gjyshi im në 1912.
Do të doja të bëja një urim për Shqipërinë. E kaluara është e kaluar, por të shohim para të ardhmen. Uroj që Shqipëria të ketë një të ardhme gjithnjë e më të mirë. Rroftë Shqipëria e shqiptarët!”, tha nipi i Ismail Qemalit për mediat.