-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plumb në kokë krahut të djathtë të ‘Zotit të Drogës’ Elvis Demçe

Kryesoret

Alessio Lori, krahu i djathtë i bosit të fuqishëm shqiptar Elvis Demçe, është gjetur i vdekur në Romë, në një “air B&B”. Dyshohet se ai është vetëvrarë, pasi arma e zjarrit i është gjetur pranë trupit. Lori, i cili do të bënte 34 vjeç në janar, ishte në arrati prej një muaji, pasi shpëtoi nga arresti shtëpiak duke prerë byzylykun elektronik.

Elvis Demçe, i njohur si Zot i Drogës’ është i akuzuar bashkë me katër persona të tjerë për tentativën e vrasjes së Alessio Marzani, 45-vjeçari i plagosur me armë zjarri në 22 tetor 2020 në Acilia.

Demçe, i lidhur në të kaluarën me Fabrizio Piscitelli, alias Diabolik, lideri i Lazio Irriducibili i vrarë më 7 gusht 2019 në Parco degli Acquedotti, u arrestua në korrik të vitit të kaluar nga karabinierët e njësisë hetimore Ostia për plagosja e Marzanit.

Deshifrimi i disa bisedave të koduara me sistemin ‘Sky-Ecc’ të përfshira në një server në territorin francez ishte thelbësor për hetimet nga karabinierët, të koordinuara nga drejtoria e qarkut antimafia të Romës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit