Botohet në Fletoren Zyrtare duke u futur në fuqi vendimi i qeverisë për shpërblimin e fundvitit për pensionistët.
Nga java e dytë e muajit Dhjetor 724 mijë pensionistë do të përfitojnë bonusin e fundvitit.
511 mijë pensionistë do të marrin 15 mijë lekë shpërblim pasi kanë pension mujor nën 20 mijë lekë dhe pjesa tjetër prej 213 mijë do të marrin 10 mijë lekë bonus pasi kanë pension mbi 20 mijë lekë.
Sipas vendimit të publikuar në fletoren zyrtare çdo pensionit ka të drejtë që të tërheq bonusin e fundvitit deri në Qershor të vitit 2025.