Një operacion ndërkombëtar mbështetur nga Europol ka çuar në arrestimin e një trafikanti të dyshuar heroine që drejtonte një rrjet kriminal që shtrihej nga Irani në Evropën Perëndimore.
Nihat Ozbek me origjinë nga Turqia, i cili dyshohet se është kreu i një rrjeti kriminal përgjegjës për importimin në shkallë të gjerë të heroinës nga Irani në Evropën Perëndimore.
Ai dyshohet se është pronari e ngarkesës prej 703 kilogramëve heroinë sekuestruar në portin e Hamburgut në Gjermani më 30 gusht 2022. Heroina ishte fshehur në një ngarkesë me kontejnerë sapuni dhe kishte origjinë Iranin
57-vjecari mësohet se u arrestua më 23 nëntor 2024, sapo kishte zbritur në aeroportin e Rinasit. Po pret ekstradimin në Gjermani, informon Interpol.