Portieri shqiptar Alen Sherri luajti titullar për Cagliarin në fitoren 1-0 ndaj Hellas Veronës. Pas ndeshjes, Sherri shprehu lumturinë e tij për ruajtjen e portës së paprekur për herë të parë dhe për fitoren e tij të parë në Serie A.
Në një postim në rrjetet sociale, ai falënderoi tifozët për mbështetjen dhe shprehu dëshirën për të vazhduar në këtë rrugë.
“Shumë i lumtur për fitoren time të parë dhe për ruajtjen e portës së paprekur për herë të parë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Le të vazhdojmë kështu,” shkroi ai.
Kjo ishte ndeshja e tretë për Sherrin në Serie A.