Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla është takuar në Kretë me kryetarin e Bashkisë Platanias, Ioannis Malandrakis. Në takim ata kanë diskutuar për përmirësimin e kushteve të mësimdhënies në gjuhën shqipe dhe mundësitë për bashkëpunim mes dy shteteve.
Balla falenderoi Malandrakis për mbështetjen e vazhdueshme ndaj komunitetit shqiptar në zonë, dhe e cilësoi këtë bashki si një shembull pozitiv të integrimit dhe solidaritetit.
Ndërsa Malandrakis vlerësoi rolin aktiv të komunitetit shqiptar në zonën e Platanias, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe kulturës.