Një burrë ka pësuar lëndime të rënda pasi ka rënë nga kati i tretë. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, në rrugën “Belul Hatibi”.
Ai po krasiste një pemë që kishte bllokuar dritaren, kur ka humbur kontrollin dhe ka rënë aksidentalisht.
Menjëherë është transportuar në spital, ku sipas mjekëve, ndodhet në gjendje të rëndë.