Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vrasjen e 50-vjeçarit Alfred Dedja në Ndroq të Tiranës. Sipas informacioneve të fundit, autori i dyshuar i ngjarjes është Julian Gjoshi, një person me precedentë kriminale, që ka qenë i arrestuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Gjoshi është i lidhur ngushtë me Altin Hajrin, i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e Jan Prengës në Shijak. Po ashtu, ai ka një lidhje të ngushtë edhe me ish-deputetin Jurgis Çyrbja, te cilin Hajri e ka kërkuar për ndihmë në disa biseda për të nxjerrë kunatin e tij nga burgu. Në këto biseda, Hajri i ka kërkuar Çyrbjes që të ndërhynte për të ndryshuar masën e sigurisë për Gjoshi, duke ofruar shuma monetare për ta ndihmuar.
Aktualisht, Gjoshi është i dyshuar për vrasjen e Dedjes, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e të dyshuarve të tjerë.