-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Incidenti i flamurit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ambasadori: Po ndjekim situatën

Kryesoret

Ambasadori shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani me anë të postimit në rrjetin social në facebook ka reaguar pas incidentit ku një polic hoqi flamurin shqiptar të vendosur për festat e nëntorit dhe e hodhi atë në tokë.

Meidani shprehet se janë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet dhe se po veprohet në përputhje me praktikën diplomatike.

“Po ndjekim me vëmendje situatën, jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse, gjithë faktorin politik shqiptar dhe partnerët tanë. Ju siguroj që po veprojmë në përputhje me praktikën diplomatike. Diplomacia nuk është një reality show, marrëdhëniet mes shteteve nuk ndërtohen mbi emocionet e individëve, çështjet shkojnë përtej asaj që duket. Qetësia dhe maturiteti mbeten udhërrëfyesit tanë”, shkruan Meidani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit