Reshjet e dëborës janë ndërpreë pas mesnatës dhe si pasojë kompanitë kontraktore kanë punuar për hapjen e rrugëve dhe kriposjen e tyre.
Në qytetin e Peshkopisë trashësia e dëborës ka arritur në 15 cm dhe në zonat malore si Kalaja e Dodës, Sllova, Selishta dhe Lura kalon mbi 30 cm. Situata rrugore është përmirësuar ndjeshëm dhe kalimi bëhet pa probleme pa zinxhirë.
Në aksin Peshkopi–Bulqizë–Tiranë nuk ka borë në trupin e rrugës,por duhet kujdes në Baypasin e Murrizit. Në aksin Peshkopi– Kala e Dodës– Kukës kalimi është normal pa zinxhirë dhe në aksin Ura e Çerenecit–Steblevë– Librazhd është i kalueshëm me zinxhirë pjesërisht.
Ndrkohë po punohet për hapjen e rrugëve të fshatrave të thella, dhe qendrave të njësive Administrative. Nga EC nuk ka njoftime për situata të vështira, apo thirrje për ndihmë.