Ministri i Mbretërisë së Bashkuar për Evropë, Stephen Doughty ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin X dhe ka dënuar sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit mbrëmjen e premte.
Doughty shprehet se duhte të ketë një hetim të plotë urgjent dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi.
“Përpjekjet e suksesshme të punonjësve të urgjencës për të frenuar dëmet kanë rivendosur infrastrukturën jetike. Duhet të ketë hetim të plotë urgjent. Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar ai.