Trupi i pajetë i 50-vjeçarit Alfred Dedja është nxjerrë nga lokali ku u krye vrasja në Ndroq të Tiranës.
Pamjet tregojnë ekspertët kriminalistikë që po kryejnë nxjerrjen e trupit të viktimës, i mbështjellë me çarçaf.
Dedja u qëllua për vdekje nga Julian Gjoshi, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Gjoshi dyshohet të ketë ikur drejt Shijakut pas krimit.