Ushtarët amerikanë të KFOR-it kanë filluar patrullimet në Zubin Potok, në veri të Kosovës, për të garantuar sigurinë në këtë rajon. Misioni paqeruajtës i NATO-s ka publikuar fotografi të ushtarëve në terren dhe ka theksuar gatishmërinë e trupave për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët.
Në një postim të KFOR-it, thuhet se trupat e misionit janë të gatshme të veprojnë për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt, duke kontribuar në një atmosferë paqësore për të gjithë njerëzit dhe komunitetet e Kosovës. KFOR-i theksoi gjithashtu vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in për të garantuar lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e qytetarëve.