Në vazhdim të hetimeve për vrasjen e ndodhur në Ndroq, Tiranë, Policia ka zbuluar se viktima Alfred Dedja, i njohur si “Daku”, ishte i armatosur, pasi iu gjet një pistoletë në trup. Hetimet janë intensive dhe po kryhen kontrolle dhe kërkime në Shijak dhe Durrës për të gjetur autorin, Julian Gjoshi, i cili është një emër i njohur për blutë e Tiranës. Gjoshi, i arrestuar më parë për armë pa leje dhe i lidhur me ngjarje kriminale të tjera, dyshohet të jetë autori i vrasjes së Dedjas, i cili u qëllua disa herë në një lokal në Ndroq.
Policia ka shoqëruar shumë persona për marrje në pyetje dhe ka identifikuar mundësinë e një konflikti të mëparshëm për çështje droge si shkaqet e mundshme të vrasjes. Grupi hetimor po shqyrton gjithashtu mundësinë e një personi ndihmës për autorin dhe është duke analizuar pamjet nga kamerat e sigurisë që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.