Një servis makinash në Pukë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:00.
Sipas policisë, zjarri ka shpërthyer gjatë punës së saldimit në një automjet tip “Skoda”, në pronësi të E.A. Si pasojë e flakëve, automjeti është dëmtuar dhe punonjësi që kryente saldimin, Sh.G., ka marrë disa dëmtime të lehta, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.