Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se puna për shëtitoren e Tushemishtit në Pogradec vazhdon dhe ka përfunduar segmenti rrugor që lidh Tushemishtin me Doganën.
Ky projekt është fokusuar në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe ruajtjen e natyrës, duke integruar burimet natyrore të Drilonit dhe liqenin e Pogradecit. Përmes kalimeve këmbësore, vizitorët mund të arrijnë në burimet e Drilonit dhe Tushemishtin.
Puna është realizuar duke respektuar kriteret ekologjike për të mbrojtur biodiversitetin e zonës.