Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se në komunat që furnizohen me ujë nga Ibër Lepenci, mund të kenë reduktime gjatë ditës. Ajo tha që uji do të reduktohet për shkak të punimeve në kanalin e ujit, i cili është dëmtuar si pasojë e një sulmi të kryer më 29 nëntor.
Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.
Ndërkohë policia e Kosovës ka arrestaur 8 persona të dyshuar në lidhje me sulmin që ndodhi në kanalin Ibër-Lepenc. Ndërsa gjykata e Prishtinës i ka caktuar një muaj paraburgim për një person të dyshuar.