-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spahiu: Serbët po përgatiten të shpallin autonominë në veri, ndikimi rus rrezikon rajonin

Kryesoret

Në një intervistë për emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, Kreshnik Spahiu analizoi zhvillimet në veri të Kosovës dhe theksoi se serbët po punojnë për të shpallur autonominë në veri, duke kërkuar një krahinë të veçantë.

Ai shtoi se qëllimi i tyre është të krijojnë një realitet të tillë që të thellojë ndarjen dhe të çojë në një mosbashkëjetesë me shqiptarët.

“Serbët, po përgatiten të shpallin autonominë në veri. Kërkojnë krahinë. Gjithë fokusi i investimit për aleanca dhe partneritetin është të detyrojë perëndimin të njohë autonominë, për të lënë një gozhdë që kjo krahinë në të ardhmen të thellohet derisa të shkojë në konceptin e tyre të mos bashkëjetesës me shqiptarët. Sot një nga lajmet ishte që faktori ndërkombëtar nuk lejoi trupat ushtarake të Kosovës të shkojë në veri. Këtu nuk shtrohet problemi a e ka bërë Serbia? Ka faktorë më të fortë? Amerikanet kanë patur prej vitesh shqetësimin për faktorët pro rus. Sot po kuptojmë se gjithë këto faktorë politikë me ndikim rus janë baza shumë të rrezikshme për destabilizimin e rajonit.”

Ai theksoi se ndikimi rus në rajon është një kërcënim i madh për stabilitetin, ndërsa të gjithë faktorët pro-rus në Ballkan po krijojnë një klimë të rrezikshme për paqen.

“E keqja më e vogël është nëse e kanë bërë serbët. Po flitet për një tensionim nga Rusia. Ka një kontrast të klimës mediatike në Europë me klimën në Shqipëri. Në Europë 40% e lajmeve janë reale të përgatitjes së Europës për luftë. Vetëm në Shqipëri ka indiferentizim. Duke qenë si vend i NATO-s, duhet të ketë sensibilitet. Lajmet në mediat europiane janë alarm i jashtëzakonshëm që i shtrihet Europës.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit