Myrto Uzuni po shkëlqen me Granadën, duke barazuar rekordin e golave të marokenit El Arabi, pas golit të tij të 44-të të shënuar në fundjavë.
Pas shënimit të golit ndaj Almeiras, Granada e shpërndau me krenari në rrjetet sociale me shkrimin “D10S”, një titull i njohur për legjendat Messi dhe Maradona.
Uzuni, i cili mban numrin 10-të dhe është kapiteni i ekipit, vazhdon të tregojë formë të shkëlqyer, megjithatë, ekipi i tij nuk ia doli të fitojë, pasi Almeira përmbysi rezultatin me dy gola në minutat e fundit.