Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake, duke akuzuar opozitën politike për lidhje me Korenë e Veriut.
Ai tha se masat ishin të nevojshme për të mbrojtur rendin kushtetues dhe për të eliminuar forcat pro-koreane. Vendimi erdhi pas një bllokimi politik për projekt-buxhetin, pasi Partia Demokratike refuzoi të miratojë legjislacionin. Ushtria ka bllokuar hyrjen në parlament dhe ka pezulluar aktivitetet e tij, ndërsa ka paralajmëruar sanksione ndaj atyre që shkelin ligjin ushtarak.
Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, janë vendosur masa të rrepta, përfshirë ndalimin e tubimeve dhe arrestimin pa urdhër të individëve që shkaktojnë konfuzion.