Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka njoftuar se do të tërheqë gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake, të shpallur vetëm disa orë më parë. Kjo ka ndodhur pas një votimi unanim të ligjvënësve, të cilët miratuan heqjen e dekretit të presidentit me 190 vota pro.
Vendimi erdhi pas kritikave dhe presionit nga opozita dhe disa grupe të shoqërisë civile, të cilët e konsideruan masën si të tepërt dhe të rrezikshme për liritë civile.