Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu në një ceremoni të veçantë i dorëzoi shefit të shtabit të Përgjithshëm Arben Kingjit gradën gjenerallejtënant.
Në fjalën e tij Vengu vlerësoi gjeneral lejënant Kingjin si një gjeneral që është ngritur në karrierë duke kaluar të gjitha etapat e nderit, si dhe duke shërbyer me sukses në shumë detyra të ngarkuara. Ai tha Kingji e ka merituar yllin e tretë në Forcat e Armatosura.
“Dikush mund të thotë që sot kemi shumë gjeneralë dhe shumë pak ushtarakë. Unë nuk e besoj këtë. Unë besoj që gjeneralët dhe oficerët në përgjithësi janë kapacitet kombëtar dhe duhet t’u ofrojmë mundësinë, që qofshin aktivë apo rezervistë, të kenë një kontribut të vazhdueshëm në funksione shtetërore.”u shpreh Vengu.
Ndërsa gjeneral lejtënant Arben Kingji shprehu mirënjohjen për vlerësimin e bërë nga ministri i Mbrojtjes, kryeministri e presidenti, por pati edhe një falenderim për të gjithë efektivët e FA.