Armando Broja është shumë pranë debutimit me Evertonin në Premier League, pasi pritet të jetë titullar në ndeshjen ndaj Wolves, që do të luhet sonte në “Goodison Park”. Pas një periudhe të gjatë rikuperimi, sulmuesi i kombëtares shqiptare ka bindur trajnerin Sean Dyche për formën e tij dhe mund të luajë nga minuta e parë.
Broja ka kaluar disa ndeshje me skuadrën e dytë të Everton, duke treguar përmirësime të dukshme. Ai luajti 45 minuta në ndeshjen ndaj Watford dhe 72 minuta në sfidën me Nottingham Forest U21, ku dha një asist dhe tregoi aftësi të mira.
Ndeshja mes Everton dhe Wolves është vendimtare për “Blutë”, që kërkojnë një fitore për të përmirësuar pozitat në klasifikim.