Pas rënies së qeverisë së kryeministrit Michel Barnier, Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar se do t’i drejtohet kombit nesër në orën 20:00. Ky zhvillim ka pasuar miratimin e një mocioni mosbesimi nga një shumicë e deputetëve në parlament, i cili ka çuar në rrëzimin e qeverisë.
Macron, i cili u kthye sot nga një vizitë në Arabinë Saudite, ka përjashtuar vazhdimisht mundësinë e dorëheqjes së tij, ndërkohë që vendi përballet me një krizë politike të thellë. Pas këtij momenti të tensionuar, Presidenti pritet të ofrojë detaje për hapat e ardhshëm dhe për zgjidhjen e situatës.