Kristian Shpendi ka zgjatur marrëveshjen me klubin e Çezenës deri në vitin 2028, duke i dhënë fund spekulimeve për një kalim në Serie A.
Pas paraqitjeve të shkëlqyera në dy vitet e fundit, ku shënoi 35 gola në 80 ndeshje, sulmuesi shqiptar ka nënshkruar një kontratë të re me klubin bardhezi.
Çezena e uron për sukseset e ardhshme në aventurën e tij me klubin.