Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi se vendosja e gjendjes ushtarake në Korenë e Jugut është shqetësuese.
“Është shumë shqetësuese të dëgjosh se një vend me të cilin jemi aleatë dhe miq, si Koreja e Jugut, ka shpallur tani një gjendje të jashtëzakonshme. Dëshira ime është që ajo të hiqet shumë shpejt,” tha Scholz.
Ai u shpreh se Gjermani po përballet me një kërcënim të madh sabotimi dhe se duet të përgatiten më shumë për këto sulme. Scholz tha se sulmet ndaj sigurisë kibernetike të Gjermanisë vijnë kryesisht nga Rusia dhe nga Kina.