-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Mazhoranca po dëmton demokracinë dhe bllokon luftën kundër korrupsionit

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar ashpër mazhorancën gjatë një konference të organizuar nga USAID dhe CSDG për luftën kundër korrupsionit.

Ajo ka akuzuar qeverinë për bllokimin e nismave të rëndësishme për transparencën dhe llogaridhënien, siç është ligji për konfliktin e interesit, i cili është ngecur në Komisionin e Ligjeve. Tabaku theksoi se mazhoranca po minon demokracinë parlamentare dhe po penalizon denoncuesit e korrupsionit, duke krijuar një mjedis që dekurajon ata që denoncojnë abuzimet.

Ajo kritikoi gjithashtu mosrespektimin e ligjeve nga deputetët dhe mosfunksionimin e komisioneve të posaçme parlamentare, të cilat sipas saj janë vetëm kozmetikë dhe nuk trajtojnë problemet thelbësore të korrupsionit dhe klientelizmit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit