-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vokshi diskuton me kongresmenët amerikanë për situatën parazgjedhore

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka zbardhur takimet e saj me kongresmenët amerikanë Pete Sessions dhe Keith Self gjatë vizitës në SHBA. Ajo tha se kanë diskutuar për situatën parazgjedhore në Shqipëri, ndikimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe përdorimin e këtyre fenomeneve nga qeveria për forcimin e pushtetit.

Vokshi gjithashtu theksoi se u trajtua situata në Ballkan, veçanërisht sulmi terrorist në Kosovë dhe nevoja për një bashkëpunim të fortë politik dhe ushtarak midis vendeve të NATO-s dhe SHBA-së për të kundërshtuar influencën e Serbisë, Rusisë dhe Kinës. Gjatë aktivitetit në Florida International University, Vokshi pati mundësinë të takohej edhe me Yulia Navalnaya, bashkëshorten e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit